Ka përfunduar aksioni i policisë pas pranimit të informatave për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Edhe shiritat e policisë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës, ka konfirmuar për Gazetën Express, se rreth orës 18:00 policia ka pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Ahmeti tha se menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
“Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti për Express.