Shtesa e përvojës së punës, iu ulë nga 0.50 në 0.25%.
E kjo i shtyri qindra policë me mbi 15 vjet përvoje pune, t’i drejtohen gjykatave në vend.
E Tëvë1, merr vesh se këto raste nuk po trajtohen.
Krejt kjo, në pritje të formimit të Gjykatës Administrative.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në kushte anonimiteti, i ka thënë mediumit se vonesa në vendimmarrje të këtyre padive u ka shkaktuar atyre edhe dëme financiare.
“Për shkak të mos pagesës së shtesës në pagë të përvojës së punës, që nga viti 2024 jemi detyruar të bëjmë ankesë në Gjykatë dhe jemi në pritje në realizimin e kësaj të drejte”, shprehet zyrari i policisë
E ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi që tani ushtron profesionin e avokatit, thotë se po i përfaqëson disa prej policëve që kërkojnë të drejtë.
Edhe ky shprehet optimist se funksionalizimi i kësaj Gjykate, do të ketë efekt pozitiv në trajtimin e lëndëve të kësaj natyre.
“Besoj që Gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë shumta por kur ështënëp ytejte të drejtat e puëntorë është dashtë të tratjohten me prioritet dhe ky problem të zgjidhet shumë shpejt ata atë shtesë që vërtetë iu takon me ligj t’a marrin ta realizojnë dhe ta shfrytëzojnë për nevoja të veta… Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka rekomandu Kuvendit që t’a rikthen atë dispozitë ligjore dhe ajo është obligative sepse po them kjo e drejtë është e fituar”, thotë Maliqi.
Shqetësim për këto vonesa kanë shprehur edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Për Tëvë1, ata thanë se që nga fillimi nuk janë pajtuar me uljen e kësaj shtese.
“Aktualisht, shumica e punonjësve të Policisë tashmë kanë paraqitur ankesa në gjykatat vendore lidhur me uljen e kësaj shtese nga 0.50 në 0.25. Çdo vonesë në trajtimin e këtyre lëndëve është në dëm të punonjësve të Policisë. Si Sindikatë, kemi interes që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të shmangen ankesat e mëtejme në gjykata, për shkak të kostove shtesë që do të krijohen nga këto procese, të cilat dëmtojnë edhe buxhetin e Policisë së Kosovës. Po ashtu, këto lëndë krijojnë ngarkesë shtesë për sistemin gjyqësor”, thonw nga Sindikata e Policisë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datën 5 maj 2026 për fillimin e punës së Gjykatës Administrative.
Ky organ do të jetë kompetent për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.