Skandal në Itali, futbollisti zbret nga makina dhe e sulmon fizikisht tifozin - Gazeta Express
string(76) "skandal-ne-itali-futbollisti-zbret-nga-makina-dhe-e-sulmon-fizikisht-tifozin"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 8:27

Skandal në Itali, futbollisti zbret nga makina dhe e sulmon fizikisht tifozin

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 8:27

Një skandal i paparë ka ndodhur në Itali ku futbollisti i Veronës, Gift Orban zbriti nga makina dhe e sulmoi fizikisht një tifoz.

Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur kur një baba, së bashku me djalin e tij, iu afrua makinës së lojtarit duke i kërkuar një foto.

Sulmuesi Verdheblu, me xhamin e ulur, thuhet se u përgjigj se ishte me nxitim, pa u ndalur, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

View this post on Instagram

A post shared by TMW – TUTTOmercatoWEB.com (@tuttomercatoweb_com)

Situata u përkeqësua më pas me ndërhyrjen e një tifozi tjetër, i cili i kërkoi futbollistit që gjithsesi t’ia bënte një foto fëmijës.

Në atë moment, Orban thuhet se përshpejtoi pak, ndërsa tifozi reagoi duke e goditur kofanon e makinës, ndoshta për ta sinjalizuar praninë e njerëzve aty pranë ose në shenjë proteste.

Reagimi i lojtarit ishte i menjëhershëm: ai zbriti nga mjeti dhe e goditi tifozin, duke e shkaktuar një përballje të ashpër.

Pamjet e tregojnë edhe reagimin e të pranishmëve: një grua që përpiqet ta qetësojë situatën, një fëmijë në lot dhe një klimë tensioni të madh.

Orban u largua më pas nga vendi i ngjarjes nga një punonjës i stadiumit, duke shmangur pasoja të tjera.

Më vonë, sipas raportimeve, lojtari është rikthyer në ambientet e klubit për të kërkuar falje për ngjarjen, duke tentuar ta mbyllë një episod që pritet të lërë pasoja. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement