Poezia e Fahredin Shehut botohet në Francë - Gazeta Express
string(42) "poezia-e-fahredin-shehut-botohet-ne-france"

Poezia e Fahredin Shehut botohet në Francë

Arte

Gazeta Express

18/01/2022 22:17

Éphéméride Éphéméride quhet antologjia, e cila sapo ka dalë në Francë, në të cilën u botua edhe poezia e autorit nga Kosova, Fahredin Shehu “Fjalë të shkruara në tapicerinë e kohës”, botim l`anthologie de JEUDI DES MOTS: Një libri i edituar nga Editions Pourquoi viens-tu si tard ?

Në antologji janë kryesisht poetët francezë, por ka edhe nga Kanadaja, Gjermania, Italia, India, vendet Latino- Amerikane, Belgjika, si dhe nga Kosova.

Lexo Edhe:

 Fahredin Shehu e falënderon znj. Marilyne Bertoncini për përkthimin e poezisë së tij dhe rekomandimin që të jetë pjesë e kësaj antologjie. Znj. Bertoncini është poete dhe aktiviste e njohur në Francë, e cila edhe më herët e ka angazhuar Shehun, përkitazi me përvjetorin e Charles Baudilaire, më vitin 2021, ku leximi i Shehut, i poezisë Albatrosi të Baudilaire, për shkak të pandemisë, është arkivuar si video lexim. Ky është linku ku edhe në mënyrë elektronike u pu likua poezia e Shehut. http://jeudidesmots.com/ephemeride-feuilles-detachees/