Një shofer 53-vjeçar është shoqëruar nga policia e Elbasanit në aksin Belsh-Gjolene. I arrestuari është identifikuar si Sazan Jashar Gjolena.
Ai u kap teksa drejtonte në gjendje të dehur një mjet tip “Benz Sprinter”. Në mjet mësohet se ai po transportonte 13 nxënës.
Drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit dhe në dy matje radhazi rezultoi mbi normat e lejuara, përkatësisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l. Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat përkatëse./Euronews Albania/