"Po të ishte ai President", Grenell tregon se ka folur në telefon me Thaçin në Hagë - Gazeta Express
string(80) "po-te-ishte-ai-president-grenell-tregon-se-ka-folur-ne-telefon-me-thacin-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 16:42

“Po të ishte ai President”, Grenell tregon se ka folur në telefon me Thaçin në Hagë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 16:42

Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka telefonuar ish-presidentin Hashim Thaçi raporton Express.

Këtë e ka bërë të ditur vet Grenell përmes Twitterit, duke thënë se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës do të ishte në paqe.

Lexo Edhe:

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, është një kritik i qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai kishte kërkuar kthimin e Hashim Thaçit edhe të dielën e kaluar pas tensionimit të situatës në veri, duke thënë se Kurti po dëshiron konflikt.