Po ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratës për Specialen, Gërvalla lajmërohet duke cituar Fehmi Aganin - Gazeta Express
string(99) "po-ia-kerkojne-doreheqjen-pas-deklarates-per-specialen-gervalla-lajmerohet-duke-cituar-fehmi-aganin"

Po ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratës për Specialen, Gërvalla lajmërohet duke cituar Fehmi Aganin

Gazeta Express

06/05/2021 7:34

Në vazhdën e debateve në vend lidhur me deklaratën që e njëjta e kishte bërë për Specialen, kryediplomatja e Kosovës ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale, raporton Gazeta Express.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka cituar profesorin e ndjerë, Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Lexo Edhe:

Ajo e ka quajtur Aganin trurin e rezistencës civile të shqiptarëve të Kosovës, si dhe arkitektin kryesor të pavarësisë.

“Prof. Agani pa dyshim është truri i rezistencës civile të shqiptarëve në Kosovën e viteve të 90-ta. Një ndër arkitektët kryesorë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Në drejtim të Gërvallës ditëve të fundit ka pasur shumë reagime, e kryeministrit Albin Kurti iu është kërkuar që ta shkarkojë të njejtën pasi që është kthyer në vëmendje një deklaratë që ajo e kishte bërë vite më parë për Specialen.

Kurti në anën tjetër ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Gërvallës./GazetaExpress/