Po bënte ‘selfie’ me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe e humb jetën - Gazeta Express
string(83) "po-bente-selfie-me-partneren-futbollisti-22-vjecar-bie-nga-ujevara-dhe-e-humb-jeten"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 14:09

Po bënte ‘selfie’ me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe e humb jetën

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 14:09

Futbollisti francez, Aleksis Vergos, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur teksa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale, përcjell “Albeu”.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit.

Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement