Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25, 21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Por, në çerekun e fundit u dëgjuan disa fyerje raciste nga lojtarët e Bashkimit kundër basketbollistëve të Prishtinës.
“Plisat” kanë reaguar në faqen e tyre në Facebook se basketbollisti i Prizrenit, Musab Mala fyu në baza raciste lojtarët e Prishtinës,Tevin Mack dhe Nigel Johnson.
Reagimi i tyre:
/Gazeta Express/