Ferrari prezanton veturën e saj të parë elektrike, ka një çmim marramendës - Gazeta Express
string(73) "ferrari-prezanton-veturen-e-saj-te-pare-elektrike-ka-nje-cmim-marramendes"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 11:37

Ferrari prezanton veturën e saj të parë elektrike, ka një çmim marramendës

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 11:37

Ferrari prezantoi të hënën veturën e saj të parë plotësisht elektrike, duke shënuar një kthesë të rëndësishme për prodhuesin luksoz të makinave sportive, në një kohë kur konkurrentë si Porsche dhe Lamborghini po zbehin ambiciet e tyre për automjetet elektrike për shkak të kërkesës së dobët.

Modeli me katër dyer, Ferrari Luce — emër që në italisht do të thotë “dritë” — u zhvillua me ndihmën e ish-shefit të dizajnit të Apple, Jony Ive, dhe ekipit të tij LoveFrom. Kjo është gjithashtu vetura a e parë me pesë ulëse nga Ferrari.

Ferrari synon të tërheqë familjet e pasura, duke ofruar ulëse komode, teknologji të avancuar dhe një bagazh prej 600 litrësh. Dorëzimet e shumëpritura të modelit Luce, me çmim prej 550 mijë eurosh pritet të nisin në tremujorin e katërt të vitit 2026.

“Është rezultat i pesë viteve punë”, u tha mbi 200 gazetarëve të mbledhur në Rome drejtori ekzekutiv, Benedetto Vigna.

Modeli Luce, i cili përforcon tingujt natyralë të vibrimeve nga sistemi i tij elektrik për të ruajtur ndjesinë emocionale të një Ferrari tradicional, përfaqëson një bast se brezi i rritur me teknologji dhe inteligjencë artificiale — dhe më pak i lidhur me trashëgiminë e motorëve klasikë me 12 dhe 8 cilindra — do të kalojë drejt automjeteve elektrike luksoze dhe të teknologjisë së lartë.

Ferrari shpreson se kjo do t’i japë gjithashtu mundësinë të zgjerohet më tej në tregje si Kina, ku automjetet elektrike tashmë janë të përhapura dhe makinat e mëdha me benzinë taksohen mw shumw.

“Në bazën tonë të klientëve ka shumë njerëz që ende kërkojnë diçka krejtësisht ndryshe, për ta përdorur në momente të ndryshme të jetës”, tha drejtori i marketingut dhe tregtisë së Ferrarit, Enrico Galliera.

“Është absolutisht mahnitëse”, shtoi Enrico Galliera për veturën, e cila ka katër motorë elektrikë — nga një për secilën rrotë — që ndihmojnë në prodhimin e më shumë se 1,000 kuaj-fuqi, një shpejtësi maksimale mbi 310 km/h dhe manovrim më të shkathët për një makinë që peshon më shumë se 2.2 tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement