Plagosi me armë punonjësin e IMT-së, gjykata lë në burg Qani Muçën - Gazeta Express
string(65) "plagosi-me-arme-punonjesin-e-imt-se-gjykata-le-ne-burg-qani-mucen"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2022 12:29

Plagosi me armë punonjësin e IMT-së, gjykata lë në burg Qani Muçën

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2022 12:29

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Qani Muçën, 55-vjeçarin që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Muça qëlloi mbi Gavellin, teksa ky i fundit ishte duke monitoruar aksionin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

Lexo Edhe:

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart”, dëshmoi punonjësi i IMT-së në polici.

Ndërkohë prokuroria ka formuluar për Muçën dy akuza pas ngjarjes së rëndë, ato për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.