Pjesa metalike e Kullave Binjake dërgohet me ceremoni për në Pejë - Gazeta Express
string(65) "pjesa-metalike-e-kullave-binjake-dergohet-me-ceremoni-per-ne-peje"

Pjesa metalike e Kullave Binjake dërgohet me ceremoni për në Pejë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2022 17:06

Një pjesë metalike e mbetur nga djegia e Kullave Binjake ka arritur në Kosovë, e cila me një ceremoni ushtarake të organizuar nga trupat amerikane është përcjellë për në qytetin e Pejës.

Kjo pjesë metalike do të vendoset nesër në Pejë – në memorialin që i dedikohet viktimave të 11 shtatorit.

Lexo Edhe:

Iniciativë kjo e Rotary Club, biznesmenit Nehat Devolli dhe e financiuar nga kompania Elsa Group.

Ambasadës Amerikane në Kosovë këtë pjesë metalike ia dhuroi Departamenti i Zjarrfikësve të NewYork-ut dhe bartja për në Kosovë u realizua sipas praktikave në SHBA, ku transporti i metalit nga vendi i mbërritjes deri tek destinacioni final u përcoll nga policia, ushtria, zjarrfikësit dhe motoristat.

Kryetari i Rotary Club Peja, Arbër Asllani tregoi për projektin që përfshin një pjesë metalike nga Kullat Binjake të ditës tragjike të 11 shtatori 2001.

“Përfshinë një pjesë metalike nga Kullat Binjake të ditës tragjike të 11 shtatori 2001. Memoriali dhe të gjitha këto si ide janë iniciuar nga Nehat Devolli ka gjetur përkrahje nga kryetari i komunës, nga komuna e Pejës dhe bizneset e ndryshme në Pejë”, tha ai.

Pronari i Elsa Group, Isa Selimaj, prej ku u nis transporti i pjesës metalike nga Prishtina në Pejë, e konderoi si nder dhe privilegj hapësiren për të organizuar këtë ceremoni.

Memoraiali u projektua nga kompania arkitekturës Imigrand me pronar Arion Kabashi.

Sulmet e 11 shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste kundrejt SHBA-ve, objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në New York.