Pisonero: Ka shtete skeptike që Kosovës t'i hiqen vizat, ne qëndrojmë pas rekomandimit të 2018-ës - Gazeta Express
string(94) "pisonero-ka-shtete-skeptike-qe-kosoves-ti-hiqen-vizat-ne-qendrojme-pas-rekomandimit-te-2018-es"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 15:23

Pisonero: Ka shtete skeptike që Kosovës t’i hiqen vizat, ne qëndrojmë pas rekomandimit të 2018-ës

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 15:23

Komisioni Europian vazhdon të qëndrojë pas rekomandimit  të korrikut të 2018-ës që thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Ana Pisonero, ka thënë se është një proces i zgjatur dhe që tani është në pritje të Këshillit të Ministrave.

Lexo Edhe:

Në një konferencë për media, Pisonero tha se disa nga shtetet anëtare kanë shqetësime të vazhdueshme mbi disa çështje siç është luftimi i korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve, raporton Express.

“Nga ana jonë, Komisioni qëndron  i gatshëm që të jep mbështetje punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka deklaruar ajo./GazetaExpress/