Pique ia thyen telefonin një fotografit - Gazeta Express
string(39) "pique-ia-thyen-telefonin-nje-fotografit"

Pique ia thyen telefonin një fotografit

Futboll

Gazeta Express

25/06/2022 21:52

Javët e fundit kanë qenë plot tension si për këngëtaren Shakira, ashtu edhe për lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique.

Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, lajmet për ta kanë qenë të pandërprera dhe historitë e fundit nuk e tregojnë qendërmbrojtësin në një gjendje të mirë.

Lexo Edhe:

Sipas Socialite, katalanasi u përball me Jordi Martin, një fotograf i njohur i shtypit, të cilit i theu celularin.

Programi i prezantuar nga Maria Patino zbuloi dëshminë e Martinit dhe, sipas tij, Pique nuk e mori në mënyrën më të mirë shtypin që e ndiqte.

Martin ishte ndër paparacët që po përpiqeshin të merrnin imazhe të futbollistit, transmeton Gazeta Express.

“Ai hodhi celularin tim në tokë dhe u nis me makinën e tij, ai theu disa drita të kuqe”, tha Martin.

Mesa duket Pique ka fyer edhe paparacët e pranishëm.

“Kur Jordi e pyeti në aeroport, ai u zemërua përsëri”, raportoi Telecinco.

Mbetet për t’u parë nëse, ndryshe nga kohët e fundit, Pique vendos të japë anën e tij të historisë. /Gazeta Express/