Pesë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa - Gazeta Express
string(40) "pese-vite-nga-formimi-i-qeverise-mustafa"

Pesë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

Gazeta Express

09/12/2019 7:22

Sot u bënë pesë vjet qëkur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Lexo Edhe:

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditë është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Votimi i qeverisë ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-s, në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK-ja.