Përzgjedhësi i Islandës e cilëson kundërshtar të vështirë Kosovën - Gazeta Express
string(65) "perzgjedhesi-i-islandes-e-cileson-kundershtar-te-veshtire-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2024 14:37

Përzgjedhësi i Islandës e cilëson kundërshtar të vështirë Kosovën

Futboll

Gazeta Express

22/11/2024 14:37

Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Islandës, në play-offin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës.

E lidhur me këtë short, ka folur edhe përzgjedhësi i Islandës, Age Hareide, i cili e cilësoi kundërshtar të vështirë Kosovën.

“Nuk ka diferencë të madhe ndërmjet shumicës së skuadrave të Ligës B dhe C. Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë në Ligën B dhe për ta arritur këtë, duhet t’i bëjmë dy paraqitje të mira ndaj një kundërshtar të vështirë. Kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të gatshëm për këto ndeshje të marsit”, është shprehur Hareide pas shortit që u tërhoq të premten.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Islandës zhvillohet më 20 mars të vitit të ardhshëm, kurse ajo e kthimit tri ditë më vonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement