Përveç medaljeve, Distria, Majlinda dhe Nora fituan shumë pikë olimpike - Gazeta Express
string(69) "pervec-medaljeve-distria-majlinda-dhe-nora-fituan-shume-pike-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 21:01

Përveç medaljeve, Distria, Majlinda dhe Nora fituan shumë pikë olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 21:01

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas në Katar, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje të bronzta, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e katërt në botë në ditën e parë të kësaj gare.

Krasniqi përveç medaljes së artë, fitoi edhe 1800 pikë olimpike për “Tokio 2020”, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan nga 900 pikë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të trija këto xhudiste janë brenda normës olimpike, por këto pikë të fituara iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Nesër do të paraqitet Akil Gjakova, kurse Loriana Kuka do të ndeshet të mërkurën. /Gazeta Express/