Përveç dy kurdëve, i dyshuar për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani është edhe një serb, thotë vëllai i tij - Gazeta Express
string(107) "pervec-dy-kurdeve-i-dyshuar-per-vrasjen-e-ish-boksierit-besar-nimani-eshte-edhe-nje-serb-thote-vellai-i-tij"

Përveç dy kurdëve, i dyshuar për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani është edhe një serb, thotë vëllai i tij

Boks

Gazeta Express

12/03/2024 10:07

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllai i viktimës ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurdë dhe një serb i Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, kanë arritur të largohen nga Gjermania.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varresat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.