Përurohet tuneli dezinfektues në Prishtinë, Ahmeti thotë se do të vendosën edhe të tjerë - Gazeta Express
string(87) "perurohet-tuneli-dezinfektues-ne-prishtine-ahmeti-thote-se-do-te-vendosen-edhe-te-tjere"

Përurohet tuneli dezinfektues në Prishtinë, Ahmeti thotë se do të vendosën edhe të tjerë

Gazeta Express

09/04/2020 16:13

Komuna e Prishtinës ka vendosur një tunel dezinfektues, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky tunel, do të shërbejë si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë Coronavirus.

Lexo Edhe:

“Sot po e promovojmë këtë tunel dezinfektues që e keni parë në disa qytete të Kosovës dhe shtete tjera, e në Prishtinë po e bëjmë këtu në tendën e QKMF-së. Siç e dini e kemi ngritur këtë tendë për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë që i kemi në ndërtesa por edhe për t’i ruajtur edhe qytetarët nga njëri-tjetri, sepse nuk e dimë se kush është i infektuar”.

“Pra të gjithë ata që kanë simptoma duhet të drejtohen fillimisht në këtë tendë, sepse aty pastaj mund ta kontrollojmë nëse ka me simptoma të Coronavirusit. Këtë e kemi vendosur këtu sepse konsiderojmë se koncentrimi më i madh i qytetarëve është në këtë pjesë. Pra do të kërkojmë nga secili që të hyjë në këtë tendë ta ketë dezinfektimin. Kjo është bërë me kompani vendore, kompaninë ‘Te Pema’, të cilën me shtypje do ta kemi atë dezinfektimin, i cili me një shtypje të butonin për 10 sekonda, në mënyrë që mos të harxhohen dezinfektuesi”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nesër do të mbajnë një mbledhje të Kuvendit Komunal, ku pritet të prezantohet pako 10 pikëshe.

Aty, do të merret vendim që të gjitha bizneseve të pësuara nga koronavirusi, të lirohen nga taksa për shfrytëzim.

“Nesër kemi thirru një mbledhje të Kuvendit Komunal, për të prezantuar pakon 10 pikëshe të Komunës së Prishtinës, për masat e ndryshme që po marrim në aspektin ekonomik, duke filluar prej ndihmave socio-ekonomike, pakove hixhenike e deri tek masat për gastronomi për t’i lehtësuar të gjitha ata që kanë biznese e që po e pësojnë në këtë kohë, ku do t’i lirojmë nga taksa për shfrytëzimin e hapësirave publike”, ka thënë Ahmeti, raporton EO.