Përse i duam filmat horror - Gazeta Express
string(26) "perse-i-duam-filmat-horror"

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 21:27

Përse i duam filmat horror

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 21:27

Filmat horror i duam për shkak janë të lumtur për shkak që nuk janë të palumtur, është konkludim i ekipit të psikologëve të universiteteve në Berkeley dhe në Florida.

Dikur besohej që njerëzit të cilët kënaqeshin që me tensione, tronditje dhe adrenalinë të madhe shikojnë skena të ndjekjes së viktimave dhe valëve të frikës imagjinare nga ekrani i filmit – në të vërtetë fare nuk frikësohen.

Lexo Edhe:

Sipas kësaj teorie, adhuruesit e horrorëve kanë ditur që ajo ishte vetëm fiksim, andaj janë kënaqur me ndonjë lloj kënaqësie të çuditshme.

Drejtimi tjetër, i popullarizuar në fund të shekullit të 20-të, ka përfaqësuar qëndrimin që disave u është e nevojshme një dozë e caktuar mazohiste e frikës në qëllime profilaktike, të cilën e gjejnë në këtë zhanër.

Teoria më e re të cilën e kanë zbuluar psikologët amerikanë thekson që njerëzit kënaqen me filma të tillë, sepse janë të lumtur për shkak që nuk janë të palumtur.

Psikologët nga Berkeley dhe Florida, kanë veçuar tre filma horror si më të suksesshëm në këtë kuptim: Filmi “Psika” i Hiçkokut (1960), “Dëbuesi i djallit” i Fridkinovit dhe “Shtrigat” nga Bleri (1999).