Përplasjet dhe debatet e ashpra në “Style Star”, Niko Komani iu përgjigjet kritikave - Gazeta Express
string(81) "perplasjet-dhe-debatet-e-ashpra-ne-style-star-niko-komani-iu-pergjigjet-kritikave"

Rozë

Gazeta Express

17/05/2021 15:21

Përplasjet dhe debatet e ashpra në “Style Star”, Niko Komani iu përgjigjet kritikave

Rozë

Gazeta Express

17/05/2021 15:21

“Style Star” është spektakli i modës që ka nisur në Abc, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak javë. Niko Komani, që është dhe pjesë e jurisë, tregoi se ndihet i lumtur për suksesin dhe impaktin që ka patur spektakli tek opinioni publik.

Si fillim jam tepër krenar që punoj me Kiarën dhe ekipin. Të gjithë janë non stop duke sjellë ide të freskëta dhe si projekt ishte ideuar që vjet, që të prekte njerëzit e thjeshtë, jo fashionistat, jo artistët. Sepse nuk jam unë që të dal dhe të sugjeroj gjëra të shtrenjta.

Lexo Edhe:

Janë vajzat e thjeshta që sugjerojnë kombinimet e tyre mbi tematikën tonë por çdokush nga njerëzit mund të gjejë veten tek ato vajza. Në këtë mënyrë, vajzat janë të thjeshta dhe kanë fansa, kanë arritur të krijojnë grupin e tyre të fansave që i ndjekin.“, tha Niko.

Niko është vënë shpesh në qendër të vëmendjes dhe për kritikat ndaj konkurrenteve të “Style Star”. Lidhur me këtë ai tha: “Para spektaklit i përqafoj por nuk jam unë ai që i them sa bukur dhe sa del në skenë jo nuk më pëlqen. Me mua nuk ka rastisur kjo gjë. Nuk më intereson opinioni yt më tej. Ke kohën televizive të thuash gjithë ankesën tënde live. Ngeci aty muhabeti, aty do të mbesë, flasim javën tjetër.”