Përplasje e ashpër mes Vjosa Osmanit dhe deputetes së PDK-së Besa Ismaili - Gazeta Express
string(73) "perplasje-e-ashper-mes-vjosa-osmanit-dhe-deputetes-se-pdkse-besa-ismailit"

Përplasje e ashpër mes Vjosa Osmanit dhe deputetes së PDK-së Besa Ismaili

Gazeta Express

04/06/2020 11:59

Vjosa Osmani ka lëshuar karrigen e saj të kryeparlamentares për të dalë në foltore e t’i përgjigjet deputetes së PDK-së, Besa Ismaili, e cila kritikoi Osmanin për mënyrën e udhëheqjes së seancës së Kuvendit

Kryeparlamentarja Osmani thotë se nuk do të lejojë kurrë që grave në Kuvend t’u tregohet se kur të flasin e kur të qeshin.

Lexo Edhe:

“Si një grua në politikë që karrierën e ka nisur shumë e re, në moshën 20-vjeçare, e ndiej për obligim që të reagoj. Unë kritikat e juaja i marr si kompliment, por ju përgjigjem sepse neve na shikojnë dhjetëra-mijëra vajza të vogla dhe nuk dua që të mësojnë se grave duhet me u tregu se kur me folë e kur me keshë. Harroje që ju e futni këtë kulturë”, ka thënë Osmani. 

Kryeparlamentarja e ka pyetur deputeten e PDK-së se ku ishte ajo kur nuk ka folur për ofendimet që, sipas Osmanit, kryetari i kaluar i Kuvendit u ka bërë grave deputete.

“Ku ishit ju zonja Ismaili, kur kryetari paraprak u reagoi grave deputete me një gjuhë çnjerëzore”, ka thënë Osmani në Kuvend.

“Në nivel personal i marr komplimente, por e kam detyrë që të mos lejoj që një kulturë e tillë të vendoset në këtë Kuvend, jo kurrë në këtë Kuvend”, ka shtuar ajo.

Më pas Ismaili ka marrë fjalën duke i thënë Osmanit se është një avokate për të drejtat e grave përfshirë edhe të drejtën për të bartur shaminë në institucione. Ajo ka kritikuar Osmanin që ka qenë pjesë e institucioneve që ka ndjekur agjenda tjera. /Express/