Përplasja për Asociacionin, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut - Gazeta Express
string(73) "perplasja-per-asociacionin-mediat-serbe-paraljmerojne-bllokim-te-dialogut"

Përplasja për Asociacionin, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut

Gazeta Express

23/09/2020 16:40

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje për shkak të refuzimit të institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu raporton mediumi serb, Tanjug, duke iu referuar burimeve të veta, transmeton Gazeta Express.

Sipas Tanjug, burime diplomatike evropiane u kanë thënë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është vënë në pikëpyetje.

Lexo Edhe:

Problemi raportohet të jetë refuzimi i Kosovës për ta diskutuar zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila nënkupton formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Gazeta Express ka provuar që për këtë çështje të pyes në Qeverinë e Kosovës, por zyrtarët e kabinetit të kryeminstrit Avudllah Hoti nuk kanë qenë të qasshëm.

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, pas takimit të fundit me palën serbe ishte shprehur hapur kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Edhe presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media kishte thënë se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Një asociacion i tillë i komunave është kundërshtuar edhe nga opozita. /Express/