Përplasja me VV-në, Isa Mustafa mbledh nënkryetarët - Gazeta Express
string(50) "perplasja-me-vv-ne-isa-mustafa-mbledh-nenkryetaret"

Gazeta Express

04/12/2019 12:42

Përplasja me VV-në, Isa Mustafa mbledh nënkryetarët

Gazeta Express

04/12/2019 12:42

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur sot nënkryetarët e partisë, Agim Veliu e Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me partinë e Albin Kurtit, raporton T7

I pranishëm nuk ishte nënkryetari Lutfi Haziri, meqë për sot gjatë ditës ka të parapara disa aktivitete në Komunë të Gjilanit.

Takimi i Mustafës me Osmanin dhe Veliun vjen një natë pas deklaratave të Glauk Konjufcës në emisionin Pressing në T7, deklarata të cilat u panë si ofenduese nga LDK-ja.

Si pasojë e këtyre deklaratave, sot nuk do të ketë takim në nivel të liderëve. Kjo u konfirmua sot gjatë ditës nga Mustafa.

VV-ja e LDK-ja që pas gjashtë tetorit kanë mbajtur takime për ta harmonizuar programin qeverisës. Fillimisht ishin dakorduar për të harmonizuar programin, ndërkaq më vonë do të flitej edhe për postet ministrore.

Situata ndryshoi të hënën, kur LDK-ja ia prezantoi një kusht të ri VV-së, atë të presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Glauk Konjufca tha mbrëmë se nuk do ta pranojnë këtë kusht, derisa shtoi se janë dakorduar që të kenë numër të barabartë në ministri, e LDK-ja të marrë postin e kryeparlamentarit e të zëvendëskryeministrit të parë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement