Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona - Gazeta Express
string(64) "perplasen-dy-makina-ne-aksin-lezhe-shkoder-plagosen-disa-persona"

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 11:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Furistradë Mitsubish” është përplasur me një “Audi A6.”

Lexo Edhe:

Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i Audit me targa të Kosovës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

/Gazeta Express