Përparim Rama i shkon në zyre Naim Tërnavës, BIK tregon për çka folën - Gazeta Express
string(68) "perparim-rama-i-shkon-ne-zyre-naim-ternaves-bik-tregon-per-cka-folen"

Përparim Rama i shkon në zyre Naim Tërnavës, BIK tregon për çka folën

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:50

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, raporton Express.

Sipas njoftimit të BIK, Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve.

Lexo Edhe:

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.  Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve gjegjëse, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.  Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e deritanishëm me BIK-un dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për një vazhdimësi të mëtejme të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.