Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha se sonte rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Pllana deklaroi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
Pllana konfirmoi se “dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”.
Ai shtoi se aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit./Gazeta Express