“Perla” e Shaqirit, në garë për golin më të mirë të xhiros së dytë të grupeve në “EURO 2024” - Gazeta Express
string(87) "perla-e-shaqirit-ne-gare-per-golin-me-te-mire-te-xhiros-se-dyte-te-grupeve-ne-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 15:21

“Perla” e Shaqirit, në garë për golin më të mirë të xhiros së dytë të grupeve në “EURO 2024”

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 15:21

Xherdan Shaqiri e nisi vetëm një ndeshje si startues në fazën e grupeve nga tri të mundshme.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, luajti në takimin ndaj Skocisë.

Shaqiri madje shënoi një supergol pas një gabimi të mbrojtjes skoceze, duke ia fituar një pikë shumë të rëndësishme Zvicrës.

Me këtë gol, Shaqiri është futur në listën prej katër lojtarëve për golin më të mirë në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Të katër golat që janë në garë për më të mirin:

Xherdan Shaqiri ka vetëm 60 minuta në këmbët e tij në “EURO 2024”, duke mos u paraqitur në ndeshjet ndaj Hungarisë e Gjermanisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement