‘Perla’ e deputetit shqiptar, tregon ‘kurën’ për Covid-19: Kos me mjalt dhe domate - Gazeta Express
string(76) "perla-e-deputetit-shqiptar-tregon-kuren-per-covid-19-kos-me-mjalt-dhe-domate"

Gazeta Express

07/04/2020 17:10

‘Perla’ e deputetit shqiptar, tregon ‘kurën’ për Covid-19: Kos me mjalt dhe domate

Gazeta Express

07/04/2020 17:10

Kujtim Gjuzi tregon ‘kurën’ sipas tij për të mposhtur kornavirusin. Deputeti konservator thotë se mbron mirë organizimin dhe se është i shëndetëshëm, ndërsa paralajmëron se do të shikohet në gjyq me ata që mashtrojnë se është i prekur me koronavirus. Gjuzi thotë më tej se është deputet i kuvendit dhe nuk e ka frikë virusin, pasi këshillohet me doktorë dhe psikologë të partisë.

Kush mashtron se Kujtim Gjuzi është me koronavirus do të përballet me drejtësinë. Jam shëndoshë e mirë. Unë dhuroj gjak dhe jo pak, 700 gr, 350 gr më shumë se normativa, unë dhuroj më tepër se jam i shëndetshëm. Është i pamundur të më zërë koronavirusi sepse mbrohem me; në mëngjes ju këshilloj të përdorni një 1 kg kos me mjaltë, kur nuk kanë me sheqer, unë përdor çokollatë me arra, bajrame, lajthi, që mbron të gjithë organizimin.

Lexo Edhe:

Në drekë përdor domate, të paktën 1/2 e kg, pasdite shegë, djathë. Meqë janë shëndoshur pak si pasojë e streseve përdor djathin e dhisë, por nuk ua rekomandoj atyre që janë dobët. Konsultohem me këshilltarin tim doktor androlog Fadil Mustafën, kam edhe psikologë pranë stafit të partisë. Unë jam deputet i kuvendit dhe nuk e kam frikë virusin” thotë Gjuzi ndër të tjera. /report tv