Përgjigjen për Arbanën, Evis Mulës ia jep Xhemi Shehu - Gazeta Express
string(52) "pergjigjen-per-arbanen-evis-mules-ia-jep-xhemi-shehu"

Përgjigjen për Arbanën, Evis Mulës ia jep Xhemi Shehu

Gazeta Express

07/07/2020 12:36

Këngëtarja Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani ditën e djeshme.

Ajo ishte e ftuar në “Wake up” dhe teksa u kthye pas në kohë, kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula kujtoi duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren. Madje ajo shkoi më tej kur rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për t’i vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara.

Lexo Edhe:

 “E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për t’i vënë një çikë stërkëmbëshin”, tha Evis. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Arbanës, megjithatë moderatorja e njohur ka vendosur të tregohet si gjithmonë mjaft e rezervuar, duke mos i dhënë rëndësi. Megjithatë për t’i dalë në mbrojtje mikes së saj mendon Xhemi Shehu, sigurisht me humorin që e karakterizon. “Në kërkim të një shoqeje të re”, shkruan Arbana krahas një fotoje me Xhemin, në formë shakaje. “Evisi po të kërkonte”, ia kthen Xhemi duke shkaktuar me siguri mjaft të qeshura tek ata që e ndjekin.

Kujtojmë se në fund të intervistës në “Wake up”, moderatori i emisionit, Isli Islami i sugjeroi Evisit që të sqarohej për këtë çështje me Arbanën, t’i bënte një telefonatë moderatores për t’i treguar pakënaqësitë e të kaluarës, sepse po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente.