Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ - Gazeta Express
string(46) "perfundon-numerimi-i-votave-me-poste-thote-kqz"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 15:00

Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Nga fillimi i këtij procesi (e premte, 12 qershor, ora 21:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 17 qershor, ora 14:30) janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Të dielën e 14 qershorit, KQZ ka përmbyllë procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Advertisement
Advertisement
Advertisement