Të mërkurën më datë 8 shkurt në Hapësirën 17 do të jipet përformanca e
artistes Viola Rrecaj në kuadër të veprës “The Forgotten”.
Performanca është vazhdimësi e veprës The Forgotten me të cilën Viola
prezantohet në ekspozitën Përpara. Ajo do të shfaq më detajisht tingujt dhe
ambientin qe krijon pianoja e quajtur ‘Una Corda’. Performanca do të përfshijë
pjesë të cilat pasqyrojnë shijen dhe krijimin e saj artistik dhe po ashtu rol
kryesor do luaj improvizimi. E gjithë kjo do të sjellë frymë të muzikës
ambientale që paraqitet me tingujt dhe mekanizmin e pianos.
Kjo ekspozitë mbështetet nga Heinrich Böll Stiftung, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. Ky aktivitet po ashtu përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Në bashkëpunim me forumZFD Kosovo në kontekst të projektit Landscapes of Repair kjo ekspozitë mbështetet nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).