Përballjet mbarëshqiptare në Vlorë - Gazeta Express
string(34) "perballjet-mbareshqiptare-ne-vlore"

Përballjet mbarëshqiptare në Vlorë

Basketboll

Gazeta Express

25/03/2024 15:30

Liga Unike Lajthiza do të mbahet për herë të parë në qytetin e bukur dhe historik, Vlorë.

Nga 27 deri më 31 mars, pritet spektakël i basketbollit mbarëshqiptarë, ku përballen katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Lexo Edhe:

Në çerekfinale do të përballen Trepça me Kamzën, derisa Tirana Neptun do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse në ditën e dytë çerekfinale do të ndeshen Peja me Teutën e Durrësit dhe Besëlidhja me Sigal Prishtinën.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesi i ndeshjes Peja-Teuta me fituesin e ndeshjes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli, kurse në gjysmëfinalen e dytë do të përballen fituesi i ndeshjes Trepça-Kamza me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse të dielën është sfida për vendin e tretë dhe finalja.

Ndeshjet do të transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë.

Orari

27 mars

16:00 Trepça-Kamza

19:00 Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli

28 mars

16:00 Peja-Teuta

19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina

29 mars

16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli)

19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça-Kamza vs Besëlidhja-Sigal Prishtina)

31 mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja