Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar me hyrjen në fuqi të ligjit për nënshtetësinë, duke theksuar se, tash, të drejtë për nënshtetësinë dhe pasaportën e Kosovës, kanë edhe serbët që kanë qenë banorë para datës 1 janar të 1998.
Mustafa ka thënë edhe se, ‘’popullizmi e shkatërron të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Sot ka hy në fuqi Ligji për nënshtetësinë, ky ligj i miratuar nga LVV’ja bashkë me Listën Serbe. Sipas këtij ligji të gjithë ata që kanë qenë banorë të Kosovës, deri me 1 janar 1998, u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës. Pra kjo përfshinë edhe gjithë ata serbë që kanë qenë edhe refugjatë nga Kroacia e Bosnja që i kanë sjell regjimi i atëhershëm në Kosovë, atyre dhe gjithë pasardhësve të tyre, pavarësisht se ku janë lind ata, që të gjithë atyre u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës. Për një grusht vota, popullizimi e shkatërron të kaluarën dhe tashmen dhe të ardhmen dhe vetë shtetësinë e Kosovës’’, ka thënë Mustafa.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...