Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka deklaruar se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka pasur investime nga niveli qendror në Komunën e Suharekës, duke vlerësuar se zhvillimi i kësaj komune është bërë kryesisht falë nivelit lokal.
Në emisionin “Tempus”, Bytyqi tha se investimet e realizuara në Suharekë nga Qeveria kanë qenë minimale.
“Komuna e Suharekës është zhvillu shumë, por me ndihmën e nivelit lokal e jo qendror. Qeveria i ka ndërtu vetëm dy ura dhe njera prej tyre, me sa e di unë, veç është prishë”, deklaroi ajo.
Sipas saj, për gjashtë vite nuk ka pasur mbështetje konkrete nga Qeveria për këtë komunë.
“Që gjashtë vite nuk ka asnjë ndihmë nga Qeveria. Asgjë s’është investu nga Qeveria në Suharekë”, tha Bytyqi.
Tutje, ajo foli edhe për kërkesën për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë, duke thënë se nga niveli qendror janë ndarë vetëm 100 mijë euro për renovim.
“Kam kërku për stadiumin e Suharekës me u ndërtu, ndërsa për të është ndarë një vijë buxhetore prej 100 mijë eurosh për renovimin e stadiumit. Ne kemi kërku stadium të ri”, deklaroi kandidatja e AAK-së.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...