"Për këto dy arsye nuk do të themelohet Asociacioni" - Gazeta Express
string(50) "per-keto-dy-arsye-nuk-do-te-themelohet-asociacioni"

“Për këto dy arsye nuk do të themelohet Asociacioni”

Gazeta Express

20/10/2020 17:47

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Milletiq, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të krijohet për dy arsye. Një, sepse Prishtina nuk ka dashur që ta bëjë një gjë të tillë për 6 vjet dhe e dyta, se Beogradi s’ka treguar interes për krijimin.

 Sipas Milletiq, secili ka kontribuar nga pak që një marrëveshje e tillë të mos implementohet, përfshirë edhe Evropën.

Lexo Edhe:

“Të gjithë në një mënyrë ose tjetër kanë kontribuar në mos implementimin e marrëveshjes. Bashkë Kosova dhe Serbia, dhe të gjithë ata që kanë qenë garantues të marrëveshjes, e që është Bashkimi Evropian”, ka thënë Milletiq për agjencinë BETA, transmeton Gazeta Express.

Aktualisht dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka ngecur për shkak të Asociacionit, meqë Prishtina zyrtare s’pranon që të rikthejë një temë të tillë në tavolinën e Brukselit, derisa Serbia insiston për të kundërtën.

Emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për disa ditë në Prishtinë dhe Beograd për të provuar zhbllokimin e situatës, megjithatë pa rezultat.

Nga Brukseli ende s’ka ndonjë datë për vazhdimin e takimeve./Express/