Pentagoni: Planet për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës iraniane janë gati nëse është e nevojshme - Gazeta Express
string(101) "pentagoni-planet-per-sulme-te-mundshme-ndaj-infrastruktures-iraniane-jane-gati-nese-eshte-e-nevojshme"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 9:09

Pentagoni: Planet për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës iraniane janë gati nëse është e nevojshme

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 9:09

Pentagoni ka përgatitur një sërë planesh ushtarake në rast se presidenti amerikan, Donald Trump, autorizon sulme të tjera ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane.

Sipas CNN, planet përfshijnë edhe sulme që mund të synojnë infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera strategjike iraniane.

Një burim bëri me dije se Trump zhvilloi më 16 maj një takim me anëtarë të lartë të ekipit të sigurisë kombëtare për të diskutuar hapat e ardhshëm lidhur me konfliktin që përfshin Iranin.

Takimi u zhvillua vetëm një ditë para paralajmërimit të fortë që presidenti amerikan i bëri Teheranit.

“Për Iranin, ora po ecën dhe ata duhet të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË THELBËSORE!”, shkroi Trump në rrjetet sociale më 17 maj.

Diskutimet raportohet se ndodhën menjëherë pasi Trump u rikthye në Uashington nga një vizitë e nivelit të lartë në Kinë, një shtet që mban lidhje të ngushta me Iranin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement