Një i vrarë dhe mbi 30 të plagosur në Ukrainë nga sulmet ruse - Gazeta Express
string(61) "nje-i-vrare-dhe-mbi-30-te-plagosur-ne-ukraine-nga-sulmet-ruse"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 9:20

Një i vrarë dhe mbi 30 të plagosur në Ukrainë nga sulmet ruse

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 9:20

Sulmet ajrore dhe me dronë të Rusisë kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e më shumë se 30 të tjerëve në Ukrainë, njoftuan të hënën autoritetet ukrainase.

Sipas zyrtarëve lokalë, forcat ruse kanë goditur disa qytete ukrainase, përfshirë Odesën në jug dhe Dnipron në juglindje të vendit, duke përdorur dronë, bombardime ajrore dhe granatime.

Në qytetin portual të Odesës, dronët kanë goditur ndërtesa banimi, një shkollë dhe një kopsht fëmijësh, bëri të ditur në Telegram kreu i administratës ushtarake lokale, Serhiy Lysak, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Pamjet e publikuara nga autoritetet lokale tregojnë automjete të shkatërruara dhe dëme të mëdha materiale në zonat e prekura nga sulmet.

Ndërkohë, Rusia pretendon se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar disa dronë ukrainas gjatë natës, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi dëmet apo viktimat në territorin rus.

Sulmet vijnë në një kohë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa të dyja palët raportojnë sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës dhe objektivave strategjike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement