Pelosi: Donald Trump është personi më i rrezikshëm në historinë e Amerikës - Gazeta Express
string(73) "pelosi-donald-trump-eshte-personi-me-i-rrezikshem-ne-historine-e-amerikes"

Gazeta Express

04/03/2020 14:52

Pelosi: Donald Trump është personi më i rrezikshëm në historinë e Amerikës

Gazeta Express

04/03/2020 14:52

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, është personi më i rrezikshëm në historinë e Amerikës, i cili nuk e thotë të vërtetën.

Ajo gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i durojnë katër vjet të tjera të presidencës së Trump-it. Këto komente ajo i bëri gjatë një interviste për revistën “Variety”.

Lexo Edhe:

Pelosi pretendoi se presidenti amerikan nuk e respekton kushtetutën dhe se stili i tij i të gënjyerit është duke i lënduar fëmijët, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Kam probleme të vërteta me këtë president, sepse ai nuk e thotë të vërtetën, nuk e nderon kushtetutën dhe po i lëndon fëmijët. E tërë porosia ime ka të bëjë me fëmijët. Për këdo që i lëndon fëmijët, unë jam luaneshë. Kujdes”, tha ajo.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, ajo tha se Partia Demokratike duhet ta ngushtojë listën e kandidatëve, sepse, sipas saj, vendi nuk mund t’i përballojë katër vjet të tjera me Donald Trump-in.

Para disa javëve, ajo e bëri një gjest që u përhap shumë në internet dhe në medie, duke ia shqyer kopjen e fjalimit presidentit Trump pasi ai fillimisht kishte refuzuar t’ia zgjaste dorën.