Pele ishte një njeri i dashur – dhe ideja e përsosmërisë për mua - Gazeta Express
string(62) "pele-ishte-nje-njeri-i-dashur-dhe-ideja-e-persosmerise-per-mua"

Pele ishte një njeri i dashur – dhe ideja e përsosmërisë për mua

Lajme

Gazeta Express

30/12/2022 11:29

Jorge Valdano

Pele është një ide e perfeksionit për mua. Marrëdhënia që keni me futbollin varet pjesërisht nga mosha kur e zbuloni. Televizioni në shtëpinë time hyri me Kupën e Botës të Meksikës në vitin 1970. Unë isha 14 vjeç dhe nëna ime më bëri këtë dhuratë, një nder për mua, për të blerë një televizor në mënyrë që të mund të shikoja Kupën e Botës, i vetëm në kuzhinën e shtëpisë. Kur një televizor hyn në kuzhinën e shtëpisë tuaj, me Pelen brenda, kjo ju shënjon për gjithë jetën. Kam qarë nga emocioni, nga lumturia, për shkak të atij ekipi brazilian.Jo shumë kohë më parë pashë një dokumentar për Pelen që ishte shumë i fokusuar në Kupën e Botës 1970. Në fund ai tha se kur turneu përfundoi dhe ishte në zhveshtore, qau sepse ndjeu se më në fund kishte hequr nga supet e tij peshën e gjithë Brazilit. Dhe duke e parë atë, nuk mund të mos ndjeja se isha atje në shtëpi, duke qarë nga lumturia për atë që ky djalë kishte bërë për ne. Dhe ja ku ishte edhe ai duke qarë në të njëjtën kohë, por po qante nga ankthi gjithashtu, sepse më në fund ishte çliruar nga presioni.

Lexo Edhe:

Ka pasur shumë pak gjeni. Pele ishte një prej tyre. Messi është i fundit. Maradona, Cruyff, Di Stefano gjithashtu, janë ata që kanë revolucionarizuar futbollin. Ata shfaqen vetëm çdo 20, 25 vjet. Dhe unë refuzoj të krahasoj mes epokave. Çdo gjeni shënon epokën e tij. Pelé, si Maradona, ishte gjithashtu përfaqësues i një kohe kur Amerika e Jugut luante kundër Evropës dhe kjo nuk është më kështu – tani e gjithë Argjentina dhe i gjithë Brazili po luan në Evropë. Ai ishte përfaqësues i një ekipi që e definoi atë Botëror.

Nuk e kam parë kurrë duke luajtur live. Në vitet e fundit, ne shiheshim në konferenca dhe ngjarje. Një herë e prezantova duke thënë se ne dy kishim shënuar më shumë se 1300 gola. Ai qeshi. Dhe unë fillova ta ngacmoja atë për Di Stefanon, Maradonën, Messin dhe ai tha: “E dini, unë kam një mik argjentinas që shumë kohë më parë erdhi tek unë dhe më tha se Di Stefano ishte më i mirë se unë. Kaluan njëzet vjet dhe ai u kthye dhe tha se është një djalë që quhet Maradona dhe ai është më i mirë se ju. Dhe tani ata po flasin për këtë djalë të quajtur Messi, i cili është më i mirë se unë. Dhe unë i thashë: “Merruni vesh me njëri-tjetrin se cili është më i miri dhe silleni te unë”. Ai ishte një njeri i dashur, i pëlqyeshëm. Ashtu si Maradona që ishte anti-sistem, ai funksionoi brenda sistemit.

Jorge Valdano është ish-lojtar i Kombëtares së Argjentinës dhe fitues i Kupës së Botës me të në vitin 1986. Ai njihet me nofkën “Filozofi i Futbollit”. Ky artikull është publikuar në The Guardian në formë bisede me gazetarin Sid Lowe.