Peja – Ylli, super-sfida e sontme në basketboll - Gazeta Express
string(44) "peja-ylli-super-sfida-e-sontme-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

03/03/2021 12:21

Peja – Ylli, super-sfida e sontme në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

03/03/2021 12:21

Këtë mesjavë po luhen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll

Liga elitare e basketbollit kosovar vazhdon me orar të ngjeshur.

Lexo Edhe:

Sonte do të zhvillohet super-sfida në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Në fakt, bëhet fjalë për ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, mbrëmë Ponte Prizreni e mundi Bashkimin me rezultat bindës.

Kurse, sonte sfidohen skuadrat që synojnë të përfundojnë sa më lartë në tabelë.

Pejanët deri tash i kanë 12 fitore dhe tetë humbje dhe momentalisht e zënë vendin e katërt, ndërsa therandasit kanë 13 fitore dhe shtatë humbje dhe për momentin janë në vendin e tretë. /Gazeta Express/

Java 20

E mërkurë

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli