Peja në kërkim të fitores së parë në shtëpi - Gazeta Express
string(43) "peja-ne-kerkim-te-fitores-se-pare-ne-shtepi"

Basketboll

Gazeta Express

28/10/2025 10:50

Peja në kërkim të fitores së parë në shtëpi

Basketboll

Gazeta Express

28/10/2025 10:50

GO+ Peja do të luajë sonte në shtëpi për herë të parë në këtë edicion.

Verdhezinjtë do të përballen BC Spartak Pleven, në takimin që zhvillohet në ‘Karagaci’ nga ora 19:30.

Skuadra pejane nuk i ka nisur mirë garat në Ligën ENBL, që po merr pjesë për herë të parë, ku pësoi në dy ndeshjet e para nga Riga Zelli 72:83 dhe Dubrava 83:98.

Ndërkohë, skuadra bullgare në dy ndeshjet e para i kanë dy fitore, Olomoucko 91:84 dhe Dubrava 83:82.

GO+ Peja është e motivuar të shënojë fitoren e parë në këtë ligë, derisa në ProCredit Superligë ka tri fitore në tri ndeshje dhe të fitojë para tifozëve të saj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement