Skuadra e Pejës i është rikthyer fitores në elitën e basketbollit kosovar.
Pejanët fituan në derbi ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultatin 72:77, në kuadër të javës së 18-të.
Ylli e nisi furishëm ndeshjen duke e fituar cerekun e parë me plus 12 pikë, derisa pejanët u rikthyen në atë të dytin me 14 pikë avantazh.
Në pjesën e dytë, fituesi u përcaktua krejt në fund, ku verdh e zinjët ishin më të koncentrual në lojë.
Te fituesit më i dalluari ishte Justin Davis me 22 pikë, po aq tek Ylli realizoi Jan Palokaj.