Peja e paralajmëron super-transferin e ri... Divine Myles - Gazeta Express
string(54) "peja-e-paralajmeron-super-transferin-e-ri-divine-myles"

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2024 14:07

Peja e paralajmëron super-transferin e ri… Divine Myles

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2024 14:07

Klubi i basketbollit Peja e ka paralajmëruar një transferim bombastik.

Verdhezinjtë e kanë bërë një postim në faqen e tyre zyrtare duke e vendosur një robot, me ç’rast kanë shkruar: “Kush e din, e din!”.

E “Gazeta Express” merr vesh që përforcimi të cilin po e paralajmërojnë pejanët është Divine Myles, shkruan “Gazeta Express”.

Basketbollisti amerikan, i cili është natyralizuar në kosovar dhe që ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pritet të jetë përforcimi i radhës i kampionit aktual të Kosovës.

28 vjeçari i gjatë 180 centimetra, e njeh mjaft mirë ligën kosovare pasi në të kaluarën ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe Proton Cable Prizrenin.

Pejanët synojnë ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar në kampionat dhe Myles pritet t’i ndihmojë ata shumë në këtë drejtim.

Pasi dështoi në Kupën e Kosovës, ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit krejt fokusin tash e ka tek kampionati vendor, por edhe tek Liga Ballkanike, të cilën synon ta fitojë po ashtu. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement