Peja e fortë për Rahovecin - Gazeta Express
string(26) "peja-e-forte-per-rahovecin"

Peja e fortë për Rahovecin

Gazeta Express

08/03/2020 18:54

Peja është treguar e fortë pë Rahovecin, duke e mundur me 19 pikë diferencë

Peja ka mundur Rahovecin me rezultat 89:70 (24:15, 21:20, 23:19, 21:16), në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Peja e nisi ndeshjen më mirë, por me kalimin e minutave Rahoveci tregon se nuk ka udhëtuar për tu dorëzuar dhe afron shifrat në 14:13. Megjithatë, pejanët kërkojnë një minutë pushim dhe më pas hyjnë në një seri 10:2, duke fituar çerekun e parë 24:15.

Në periodën e dytë, zhvillohet një lojë më e baraspeshuar (21:20) dhe me një tre pikësh nga Dardan Berisha, pjesa e parë mbyllet me shifrat 45:35. Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante në një atmosferë të bukur e me shumë tifozët. Për një nuancë edhe në këtë pjesë, vendasit ishin më të mirë (23:19), derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:54.

Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Peja triumfoi 89:70.  

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Vreshtarët më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e tetë kërcime.

Peja tani ka 15 fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 17 fitore dhe shtatë humbje. /Express/