Peja e fiton gjysmëfinalen e parë kundër Ponte Prizrenit në play-off të Superligës - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

25/04/2021 23:15

Peja e fiton gjysmëfinalen e parë kundër Ponte Prizrenit në play-off të Superligës

Basketboll

Gazeta Express

25/04/2021 23:15

Peja ka fituar ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim 92:100 (36:26, 14:22, 20:29, 22:23) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 17:5 dhe duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që e përfunduan në të mirë të tyre 36:26.

Epërsia më e lartë e prizrenasve ishte 15 pikë, 47:32, por më pas pejanët morën lojën në duar dhe deri në fund të pjesës së parë ngushtuan shifrat në 50:48.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kaluan për herë të parë në epërsi 58:60, e vazhduan me lojë të mirë për 66:77, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:77.

10 minutat e fundit ishin mjaft interesant, ku tre minuta nga fundi rezultati ishte 92:93, por në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe më e përqendruar, duke triumfuar 92:100.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e 10 asistime, Arti Hajdari me 25 pikë dhe Kwame Vaughn me 25 pikë, kurse te Peja më të mirët ishin Brandon Walters me 25 pikë e 16 kërcime, Aj Walton me 15 pikë e 16 asistime, Lis Shoshi me 11 pikë e 10 kërcime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën në Prizren, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.