Partitë politike tashmë kanë nisur publikimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe AAK kanë bërë publike emrat me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë deri në këto momente.
Kurse, te AAK-ja bartës i listës është Ardian Gjini, ndërsa Ramush Haradinaj garon me numrin 11.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kësaj liste i prin Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca.
Më pas është Donika Gërvalla, Avni Dehari e Albulena Haxhiu.