Macron: Franca dhe Omani do të bashkëpunojnë për çminimin e Ngushticës së Hormuzit - Gazeta Express
string(81) "macron-franca-dhe-omani-do-te-bashkepunojne-per-cminimin-e-ngushtices-se-hormuzit"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 21:33

Macron: Franca dhe Omani do të bashkëpunojnë për çminimin e Ngushticës së Hormuzit

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 21:33

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca dhe Omani kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për çminimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme për tregtinë globale.

Pas takimit në Pallatin Elysee me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, Macron deklaroi se iniciativa do të zhvillohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, me synim garantimin e sigurisë së lundrimit në rajon.

“Kemi vendosur të punojmë së bashku, së bashku me partnerët tanë, për çminimin e Ngushticës së Hormuzit, me qëllim sigurimin e korridoreve detare dhe garantimin e kalimit të lirë e të pakushtëzuar përmes Hormuzit”, shkroi Macron në platformën X.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë strategjike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit, ndërsa muajt e fundit ka qenë në qendër të shqetësimeve për sigurinë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Gjatë pritjes zyrtare, Macron u shfaq me syze dielli edhe brenda Pallatit Elysee. Sipas bashkëpunëtorëve të tij, presidenti francez po përballet sërish me një problem shëndetësor në sy dhe për këtë arsye nuk i hoqi syzet as gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe me Sulltanin e Omanit. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement