LEWIS CAPALDI PO VJEN NË SUNNY HILL FESTIVAL 2026 - Gazeta Express
string(49) "lewis-capaldi-po-vjen-ne-sunny-hill-festival-2026"

Rozë

Gazeta Express

29/06/2026 22:17

LEWIS CAPALDI PO VJEN NË SUNNY HILL FESTIVAL 2026

Rozë

Gazeta Express

29/06/2026 22:17

Sunny Hill Festival e ka konfirmuar se Lewis Capaldi do të jetë pjesë e lineup-it të edicionit të këtij viti.

Skocezi 29-vjeçar i cili e shndërroi dhimbjen e tij në mbi 30 miliardë dëgjime në gjitha platformat dhe lotët e audiencës në lëvizje globale, vjen në skenën e madhe të Sunny Hill Festival pas njërit prej kthimeve më emocionuese të viteve të fundit.

Për ata që ende pyesin se “kush është Lewis Capaldi”, disa statistika me rëndësi:

4+ miliardë streams vetëm me këngën “Someone You Loved” në Spotify

Kënga më e dëgjuar e të gjitha kohëve në Mbretërinë e Bashkuar, me 562 milionë streams – duke e kapërcyer edhe një emër si Ed Sheeran

Nr. 1 në mbi 25 shtete, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (7 javë radhazi), SHBA-në, Kanadanë dhe Irlandën

I nominuar me Grammy për Song of the Year, Brit Award për Song of the Year dhe Best New Artist

Albumi debut Divinely Uninspired to a Hellish Extent — albumi më i shitur në Mbrëtërinë e Bashkuar si në 2019 ashtu edhe në 2020, rekordin e fundit e kishte mbajtur Simon & Garfunkel

Ajo çka e bën Capaldin të veçantë nuk janë vetëm statistikat – janë momentet. Performanca e tij në Glastonbury 2023, kur zëri i tij u thye dhe audienca e mori përsipër të këndonte “Someone You Loved” në vend të tij, ndërsa ai qëndroi pa fjalë përpara mikrofonit, mbetet ndër skenat më të prekshme në historinë e festivaleve. Pas atij momenti erdhi heshtja, reflektimi, terapia — dhe pastaj, rikthimi i tij në skenë.

31 korrik – 2 GUSHT 2026 – SUNNY HILL FESTIVAL, PRISHTINË

Sunny Hill Festival 2026 tashmë vjen me lineup me artistët si Katy Perry, Martin Garrix, Adam Port, Rampa, Seth Troxler, Carlita, Dhurata Dora, Manifest dhe shumë të tjerë që po shtohen. Ndërsa, kur këtij lineupi i shtohet edhe Lewis Capaldi duhet ta pyesni veten: a ka kuptim të pritni edhe më shumë për biletë?

Biletat janë në shitje https://www.sunnyhillfestival.com/tickets

Nëse nuk ishit prezent kur Capaldi këndoi “Someone You Loved” para 100,000 njerëzve, tani ky është shansi juaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement