Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë procesin e negociatave për të përzgjedhur kandidatin që do të përballet me Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës.
Takimet e para u zhvilluan në selinë blu me aleatët Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, dhe Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Në bisedime morën pjesë edhe përfaqësuesit e PD-së, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka.
Negociatat do të vijojnë të dielën me Partinë e Lirisë dhe më pas do të përfshihen edhe forca të tjera politike si partia Mundësia dhe Shqipëria Bëhet. Lëvizja Bashkë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë proces.